“MA KA BËRË QËNDRIMIN MË TË BUKUR”/ Kiara flet për herë të parë për Luizin: Të them se nuk më bëhet qejfi… – AlpeGossip
“MA KA BËRË QËNDRIMIN MË TË BUKUR”/ Kiara flet për herë të parë për Luizin: Të them se nuk më bëhet qejfi…

“MA KA BËRË QËNDRIMIN MË TË BUKUR”/ Kiara flet për herë të parë për Luizin: Të them se nuk më bëhet qejfi…

Mbrëmë në “Big Brother VIP 2” u komentua edhe raporti që Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë krijuar brenda shtëpisë.

Pjesë nga biseda me Arbana Osmanin:

Arbana: Luiz?

Luizi: Jam komplet dakord.

Arbana: Çfarë ndjenjash ke?

Luizi: Ka alternativa a, b c. Nuk e di çfarë të them.

Kiara: Afeksion mund të thuash

Luizi: Më mbyti, sa ta nis embël bukur

Kiara: Në fillim kur hyra në shtëpi, realisht mendova se ishte një strategji e Luizit. Por duke kaluar ditët, them se kam filluar ta besoj deri diku, vetëm nga shikimi. E tradhtojnë sytë, kur mund të jetë i lumtur, i mërzitur apo “i dashuruar”

Arbana: Të pëlqen apo jo se si sillet Luizi?

Kiara: Sigurisht që kjo është një lojë, që ke hyrë vetëm. Të luajmë dhe zgjuar. Të them se nuk më bëhet qejfi, do ishte gënjeshtër. Po ma bën qëndrimin më të bukur.