Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Elton Ilirjanit. Kështu u prezantua në murin kryesor të skenës në shfaqjen e natës së djeshme në javën e modës në Nju Jork.
Elton Ilirjani ishte i ftuari special i shtëpisë italiane të modës Mua Mua në këtë shfaqje dhe iu besua hapja dhe mbyllja. Eltoni drejtoi gjithë modelët dhe pati një performance të veçantë dhe në sallën e mbushur plot u dëgjuan brohoritjet e spektatorëve elitarë të industrisë së modës në Nju Jork.
Eltoni e nisi me ecje me një fshesë me korrent dhe pas një videoje humoristike. Nuk munguan ngacmimet pikante me këmbët e gjata dhe pak lakuriqësi gjatë ecjeve të vrullshme. Mbyllja ishte edhe me e fortë, me një fustan të zi me kristale dhe kapele me pendë të zezë.