“ËSHTË KOMPLET SI UNË…”/ Arbana sapo i bëri Eduartit një intervistë dhe ai i rrëfeu të gjitha për familjen e tyre – AlpeGossip
“ËSHTË KOMPLET SI UNË…”/ Arbana sapo i bëri Eduartit një intervistë dhe ai i rrëfeu të gjitha për familjen e tyre

“ËSHTË KOMPLET SI UNË…”/ Arbana sapo i bëri Eduartit një intervistë dhe ai i rrëfeu të gjitha për familjen e tyre

Pasi i gatoi në darkë ca sushi për të lëpirë gishtat dhe u ulën së bashku për t’i shijuar, Arbana hapi Instagram-in dhe i mundësoi ndjekësve t’i bënin Eduartit pyetjet për të cilat ishin kuriozë.

Pra, ajo i realizoi partnerit një intervistë me pyetjet e përzgjedhura nga ajo, ndërsa Eduarti iu përgjigj një më një pyetjeve të zgjedhura.

Sigurisht, “intervista” filloi me pyetjen “Gjëja e preferuar tek Arbana?”

“S’mjaftojnë këto 15 sekondat e story-t për t’i thënë”- u përgjigj ai.

Pyetja tjetër: “Si është jeta të jetosh me Arbanën?”

“Më e bukur seç duket”- u shpreh Eduarti.

“Çfarë të nervozon tek Arbana?”

“Ka aq shumë gjëra sa prap s’mjaftojnë 15 sekonda.”

“Si e thërret Joni Edin?”

“Edush”

“Kur ziheni, kush e mban më shumë inatin?”

“Unë”- u përgjigj Eduarti.

“Si je ndjerë kur je bërë baba?”

“Çuditshëm”

“Dielli kujt i ka ngjarë më shumë, ty apo Arbanës?”

“Mua, pa diskutim. Është komplet si unë.”

Së fundmi, Eduarti i surprizoi të gjithë teksa këndoi një këngë për herë të parë në publik dhe ja dedikoi Arbanës para miliona ndjekësve. Ai ishte i ftuar në emisionin “Top Arena” dhe në përfundim të tij këndoi këngën “Sytë e tu” të Frederik Ndocit. Para se të këndonte ai ja dedikoi këngën Arbanës, duke u shprehur në mënyrën më të bukur të mundshme.

“Po këndoj një këngë shkodrane që quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani”, tha Eduarti para se të niste të këndonte