Çiftet shqiptare që e kishin “me dy mendje”/ U ndanë dhe u ribashkuan sërish (FOTO) – AlpeGossip
Çiftet shqiptare që e kishin “me dy mendje”/ U ndanë dhe u ribashkuan sërish (FOTO)

Çiftet shqiptare që e kishin “me dy mendje”/ U ndanë dhe u ribashkuan sërish (FOTO)

Mozzik dhe Loredana
Sot janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar, por Mozzik dhe Loredana patën një ndarje të shkurtër rreth 5 muaj më parë. Fansat kuptuan se diçka nuk shkonte mes tyre, kur dyshja fshiu të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin në Instagram. Pas disa ditësh, ata u rikthyen duke e ndjekur sërish njëri-tjetrin në Instagram, ku rikthyen dhe fotot romantike. Të ishte vetëm syri i keq?!

Nora dhe Roberti
Një bionde nga Prishtina u bë shkak për një krisje mes çiftit në fillim të vitit 2016. Mediat shkruanin se dyshja po jetonin të ndarë prej javësh. Sipas tyre, Nora vendosi ta braktisë Robertin, pasi i kapi disa biseda në telefon burrit të saj me vajzën nga Prishtina. Madje u përfol se Roberti jetonte në shtëpi me qira, por në një intervistë të përbashkët në fund të vitit 2016, dyshja mohuan lajmet për ndarje dhe dukeshin më të lumtur se kurrë. ‘’Renee ka sjellë shumë gëzim në jetën tonë. Çdo gjë ka ndryshuar në jetën tonë që kur lindi Renee’’, u shpreh Nora.

Dua lipa dhe Isaac Carew
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, pati një lidhje dashurie me muzikantin Paul Klein verën që kaloi. Kjo lidhje erdhi menjëherë pasi ajo ishte ndarë nga kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew, me të cilin pati një romancë 2-vjeçare. Por, një burim për “The Sun” ka thënë se këngëtarja shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së saj me Klein dhe për më tepër ka nisur të shkëmbejë mesazhe me ish-të dashurin e saj, Isaac. Të jenë rikthyer vallë?!

 

Angelina Shala dhe deputeti Haxhi Shala
Historia e tyre e dashurisë ka qenë kryefjala e mediave shqiptare. Këngëtarja e njohur Anxhelina Shala bëri publike lidhjen e saj me deputetin e martuar kosovar Haxhi Shala. Ajo postoi në rrjetet sociale një numër të madh fotosh me deputetin dhe nxori hapur lidhjen e tyre. Pak kohë më vonë Anxhelina i fshiu fotot duke na lënë të besonim se historia e tyre kishte marrë fund, por duket se ka vendosur të vihet përsëri në qendër të vëmendjes, duke publikuar foto të reja me deputetin e njohur të partisë Nisma për Kosovën. Ajo ka postuar një foto intime, teksa shfaqet në shtrat duke shkëmbyer puthje me deputetin kosovar, duke lajmëruar kështu rikthimin me të.

Tuna dhe Cozman (Të ndarë)
Lidhja e tyre ka qenë një ndër më të përfolurat në mediat rozë. Ndarje, pastaj bashkim, pastaj sërish ndarje, kjo ishte anatomia e marrëdhënies që këngëtarja Tuna kishte me reperin Cozman, deri në ndarjen përfundimtare, që u vulos me një martesë dhe një shtatzëni të shpejtë. “Telenovela Tuna-Cozman vazhdon”, ishin këto kryetitujt e lajmeve rozë rreth dy vite më parë, kur pati thashetheme se reperi kishte dhunuar këngëtaren. Por lidhja e tyre nuk pati një fund të bukur, dhe aktualisht secili prej këngëtarëve po shijon jetën më të tjerë partnerë.

Zajmina dhe Klodiani
Sot ata janë prindër të një vogëlusheje, por çifti i njohur Zaimina dhe Klodiani kanë pasur gjithashtu disa periudha ndarjesh. Në vitin 2016 mediat shkruanin se këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, i kishte dhënë fund lidhjes gjashtë vjeçare me të dashurin e saj. Zaimina ishte larguar në Dubai për biznes, ku dhe ndodhej pa partnerin e saj prej vitesh. Por shkurti i vitit 2017 e gjeti këngëtaren me një unazë në gisht dhe të fejuar. Klodiani propozoi Zaiminën gjatë kohës që çifti ndodhej me pushime në Maldive duke shënuar kështu ribashkimin e tyre përfundimtar.

Ledri dhe Adela (Të ndarë)
Çifti Ledri-Adela kanë qenë gjithashtu ndër më të përfolurit e showbiz-it shqiptar. Në 2016 reperi konfirmoi ndjenjat për bukuroshen brune, madje u publikua dhe një foto ku shfaqeshin dy familjet. Por fundi i vitit 2016, nuk ishte edhe aq i mbarë për dyshen, pasi nisën thashethemet se ata po kalonin një krizë. Miq të afërt të Ledrit tregonin se kriza mes tyre po zgjaste prej disa kohësh. Viti 2017 do ta gjente beqar reperin shqiptar, duke i dhënë fund kështu historisë se lidhjeve dhe ndarjeve me Adelën.

Iconstyle.al