“MË PËLQEN KIARA…”/ Njihuni me banorin që është gati të trazojë ujërat në BB VIP – AlpeGossip
“MË PËLQEN KIARA…”/ Njihuni me banorin që është gati të trazojë ujërat në BB VIP

“MË PËLQEN KIARA…”/ Njihuni me banorin që është gati të trazojë ujërat në BB VIP

Eni është banori i fundit i ri që hyri mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Ai merret me modeling dhe duket se hyrë me synime të qarta!

“Quhem Eni, jam nga Skrapari, aktualisht profesion model. Pjesëmarrës në disa dalje të ndryshme televizive, gjithashtu në videoklip dhe fotoshooting të ndryshëm. Do kisha dashur të mos isha kaq i drejtpërdrejtë, kaq i sinqertë sa jam. Ajo që do sillte Eni ndryshe mendoj se do ishte buzëqeshja, e cila po mungon aty brenda. Ajo që më pëlqen më shumë nga gocat është Kiara. Kiara më ka pëlqyer edhe jashtë, jo vetëm aty brenda. Më shumë më pëlqen buzëqeshja e saj, të cilën e kemi të përbashkët”, tha ai në klipin prezantues.

 

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe Bjordi Mezini, Nita Latfi, Diola Dosti.