“JE I FEJUAR, DËGJOVA CA KOHË”/ Bjordi: Jam i zënë jashtë, kam dy… – AlpeGossip
“JE I FEJUAR, DËGJOVA CA KOHË”/ Bjordi: Jam i zënë jashtë, kam dy…

“JE I FEJUAR, DËGJOVA CA KOHË”/ Bjordi: Jam i zënë jashtë, kam dy…

Mbrëmjen e djeshme është bërë pjesë e “Big Brother VIP2”, Bjordi Mezini. Kujtojmë se në vitin 2009 ai ka qenë pjesë e formatit të “Big Brother”.

Mëngjesin e sotëm, regjisori ka biseduar me aktoren e njohur, Olta Gixhari, e cila e ka pyetur nëse është në një lidhje.

“Jam i zënë jashtë, kam dy mace”, ka thënë Bjordi, duke shkaktuar të qeshura.

“Je i fejuar, dëgjova ca kohë, e kam dëgjuar gabim”, thotë pastaj Olta.

“Me unazë thua ti?”, i kthehet Mezini dhe aktorja thotë “jo”.

“Je i zënë domethënë”, këmbëngul Olta, ku regjisori thotë duke qeshur “i zënë”.