Zgjati vetëm disa ditë, ja cila është martesa më e shkurtër e showbizit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Zgjati vetëm disa ditë, ja cila është martesa më e shkurtër e showbizit shqiptar (FOTO)

Zgjati vetëm disa ditë, ja cila është martesa më e shkurtër e showbizit shqiptar (FOTO)

Kurorëzimi i çifteve në martesë është një akt i shenjtë që shumë njerëz mundohen e ruajnë si kujtimin më të bukur të jetës. por jo gjithmonë ndodh kështu, pasi ka nga ato martesa që zgjasin shumë pak me muaj apo edhe me ditë.
Rastet e personazheve të Hollivudit i njohim thuajse të gjithë, që nga Jennifer Lopez e deri tek Kim Kardashian. Por ka edhe personazhe VIP shqiptarë të cilët kanë qenë të martuar për një kohë shumë të shkurtër.

Ndonëse jo gjithmonë publike edhe personazhet e shoëbizit shqiptar kanë pasur celebrime që zgjasin nga disa ditë, në disa muaj ose në pak vite.

Rekordin për martesën më të shkurtër në Shqipëri, të paktën nga ata që dihen deri tani e mban bukuroshja e Top Channel, Kristela Gjoka e cila ndenji e martuar me Nogën vetëm për pak ditë. Më pas ajo ndiqet nga Bleona Qerreti, Kastro Zizo, me martesën e tij të dytë. Por nuk ngelen mbrapa edhe personazhe të tjerë si Tuna apo Endri Prifti.

 

Bukuroshja prezantuese e Top Channel Kristela Gjoka u martua me këngëtarin Noga në korrik të 2016, por vetëm pak ditë më pas ata u ndanë. Kjo pasi u mësua lajmi për shtatzëninë e biondes simpatike. Pas ndarjes ata hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit, një ndër të cilat ishte aborti i fëmijës së tyre pa lejen e Nogës.
Pas saj radhitet këngëtarja Bleona Qerreti me martesën e saj me biznesmenin Gani Bardha. Sipas thashethemeve në 2014 thuhej se ata të dy qendruan të martuar vetëm dy muaj. Ndarja u kuptua pas ikjes së Bleonës në SHBA, kur Gani filloi të publikonte foto me të dashurën e re, ndërsa u tha se ndarja kishte ndodhur shumë më herët.
Kastro dhe prezantuesja nga Kosova, tashmë nënë e vajzës së tij Nia, janë martuar në fshehtësi të plotë në prill të 2012-s dhe janë ndarë vetëm 4 muaj më pas, në korrik të 2012-s. Ndarja e tyre erdhi vetëm pak kohë pas lidnjes së vajzës, ndërsa pas kërkesës për divorc Kastro dhe Erleta akuzonin njëri-tjetrin nëpër intervista shkruan Xing.al. Tashmë që koha ka kaluar Kastrio dhe Erleta i kanë qetësuar gjakrat për hir të vajzës së tyre.
Martesa e tretë më e shkurtër e showbizit shqiptar është ajo e këngëtarit korçar Endri Prifti. Ai vetë ka deklaruar se ka qenë i martuar për pak muaj me një shtetase greke. Më vonë sipas këngëtarit secili zgjodhi rrugën e vet.
Nuk radhitet larg as këngëtarja Tuna e cila ndenji e martuar vetëm një vit me bashkëshortin e saj të parë Rilindin. Ata bënë një dasmë gjigante në prill të 2010-s por u ndanë në maj të 2011-s. Më pas Rilindi u martua pak kohë më vonë, ndërsa Tuna së fundmi është bërë nënë e një djali me partnerin e saj Patris Berisha.
Më pas vjen Klaudia Pepa dhe Albi Nako, martesa e të cilëve zgjati tre vjet, para se balerina e njohur të nisej për të vazhduar karrierën e saj në Itali. Ajo dhe Albi kanë deklaruar se janë miq, madje bëri shumë bujë deklarata e balerinës e cila e quajti ish-bashkëshortin të afërt si një vëlla.