Menjëherë pas hyrjes, Bledi Mane trazoi situatat në shtëpi. Pasi i dha disa këshilla Deas, për mënyrën sesi ai e percepton lojën e saj deri në këtë pikë, Bledi bisedoi edhe me Luizin.
Gazetari i njohur, Bledi Mane, duket se ka trazuar që tani situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. fillimisht i dha disa këshilla Dea Mishel, në lidhje me mënyrën se si ai e percepton lojën e saj deri më tani.
Më pas Mane ka biseduar edhe me Luiz Ejllin. Gjatë kësaj bisede, gazetari u ndal në disa pika, të cilat kanë krijuar debat të ashpër në “Big Brother VIP2”, ku këngëtari i njohur ka dalë nga vetja duke ofenduar banorët.
Ngacmimet mes tij dhe Luizit nuk munguan. Bledi u shpreh se Ejlli ka nuhatjen e një njeri që e njeh bastin, ndërsa e ngacmoi edhe për orarin e tij të gjumit, duke e pyetur nëse e mundon diçka.
Luizi tha se nuk ka lidhje me bastet, por është vigjilencë. Sa për orarin e gjumit, ai tha se nuk ka asnjë brengë, por këtë rrugë ka zgjedhur.