“TI E FUT NË GRACKË…”/ Neda Balluku komenton çiftin Luiz-Kiara: Kush është ajo vajzë që ngrihet kundra atij që i lan pjatën…? – AlpeGossip
“TI E FUT NË GRACKË…”/ Neda Balluku komenton çiftin Luiz-Kiara: Kush është ajo vajzë që ngrihet kundra atij që i lan pjatën…?

“TI E FUT NË GRACKË…”/ Neda Balluku komenton çiftin Luiz-Kiara: Kush është ajo vajzë që ngrihet kundra atij që i lan pjatën…?

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother 4” dhe njëkohësisht opinionistja e njohur, Neda Balluku. Ky edicion i dytë i BBV ka thyer rekorde shikueshmërie.

Një nga banorët, këngëtari Luiz Ejlli është kthyer tanimë në një fenomen ku ka fituar zemrat e miliona njerëzve. Sa i përket romancës së tij të krijuar me moderatoren Kiara Tito, si e sheh Neda Luizin, a po vepron me zemër apo me mendje?

Unë si vajzë dhe çdo vajzë besoj e duam pak misterin te tjetri, pra kur bën atë lojën njëherë indiferent dhe njëherë i afërt. Kush është ajo vajzë që i reziston një shpërthimi dashurie siç është ajo që i bën Luizi Kiarës. Ka pasur debate brenda shtëpisë ku Kiarës i kërkohej të dilte kundra Luizit. Kush është ajo vajzë që ngrihet kundra atij që i lan pjatën, i shpreh adhurim, i thotë je pika ime e dobët. Asnjë njeriu me zemër nuk do i kalonin pa bërë përshtypje këto veprime. Pastaj nëse këto sjellje janë apo nuk janë të vërteta do shihet në momentin e parë që ata do të dalin nga andej.

 

Luizi vlen të theksojmë se që ditën e parë që ka hyrë në BBV ka bërë çmos për ta bërë për vete Kiarën, ndoshta edhe duke testuar kufijtë e saj. A është kjo tipike sjellje e djemve shqiptarë sipas Nedës?

Unë mendoj që prototipi që të qëndron mbrapa, nuk të lë të marrësh frymë dhe e ka gjuetinë e ngjitur e bën se nuk mendon se meriton më shumë se ajo që jep vetë. Unë mendoj se këta djem duhet t’i kthehen aftësive të tyre në mënyrë që t’ia shfaqin më pas vajzave. Në BBV ti e shikon në shumë dimensione tjetrin por nuk e njeh në jetën jashtë asaj shtëpisë. Ai person mund të kenë një të shkuar, që nuk e ndan me partneren potenciale. Ti e fut në grackë, e bën të dashurohesh pastaj ajo del, njeh një tjetër anë tënden dhe zhgënjehet. Është trashëguar kjo forma e çuditshme e ngacmimeve të meshkujve në Shqipëri. /Top Albania Radio/