KOMENTET BULLIZUESE DHE KËRCËNUESE/ “Big Brother” merr vendimin e rëndësishëm – AlpeGossip
KOMENTET BULLIZUESE DHE KËRCËNUESE/ “Big Brother” merr vendimin e rëndësishëm

KOMENTET BULLIZUESE DHE KËRCËNUESE/ “Big Brother” merr vendimin e rëndësishëm

Arbana Osmani ka komunikuar mbrëmjen e djeshme vendimin e rëndësishëm që “Big Brother” ka marrë në lidhje me publikun. Moderatorja e njohur zbuloi se janë ndaluar komentet në faqen zyrtare të spektaklit

Shkak i këtij vendimi të madh janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre.

Derisa këto komente të ndalojnë, Vëllai i Madh do t’u ndalojë ndjekësve të drejtën e komentimit.

“Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje”, tha Arbana Osmani.