LINDI DY MUAJ MË PARË/ Ed Sheeran zbulon si bashkëshortja e tij u diagnostikua me tumor gjatë shtatzënisë – AlpeGossip
LINDI DY MUAJ MË PARË/ Ed Sheeran zbulon si bashkëshortja e tij u diagnostikua me tumor gjatë shtatzënisë

LINDI DY MUAJ MË PARË/ Ed Sheeran zbulon si bashkëshortja e tij u diagnostikua me tumor gjatë shtatzënisë

Ed Sheeran ka zbuluar se vitin e kaluar kaloi në depresion, pasi gruaja e tij u diagnostikua me tumor ndërsa shoku i tij, Jamal Edwards vdiq papritur në moshën 31-vjeçare.

E dashura e fëmijërisë së Ed, Cherry Seaborn, me të cilën u martua në vitin 2019, u diagnostikua me tumor ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.

“Nuk mund të trajtohej pa sjellë fëmijën në jetë”, tregoi ai.

Gjithashtu në atë kohë, këngëtari ishte në gjyq për të drejtat e autorit.

“Këto ngjarje ndryshuan jetën time, shëndetin tim mendor dhe mënyrën se si bëja muzikë”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Si rezultat, ai hoqi “qindra” këngë që kishte shkruar për albumin e tij të gjashtë. Sheeran dhe Seaborn mirëpritën në jetë vajzën e tyre të dytë majin e kaluar.

Këngëtari nuk ka dhënë asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore të bashkëshortes.

Albumi i tij Subtract ishte planifikuar të dilte prej kohësh, por i gjithë projekti u rishikua teksa këngëtari përballej me ‘frikë, depresion dhe ankth”.

Kjo erdhi pasi Ed duhej të përballej me vdekjen e Edwards, i cili humbi jetën papritur nga një atak në zemër pasi kishte konsumuar kokainë dhe alkool.

Menjëherë pas kësaj, Sheeran u përball me një gjyq 3 javor për të drejtat e autori, pasi u akuzua për plagjiaturë për këngën e tij hit Shape Of You.

“Ndihesha sikur po mbytesha”, tha ai. “Shkrova pa menduar se cilat do të ishin këngët, thjesht shkrova çdo gjë. Dhe në pak se një javë, e zëvendësova punën e një dekade me mendimet e mia më të errëta. Për herë të parë nuk po përpiqem të krijoj një album që njerëzit do ta pëlqejnë, thjesht po tregoj se si ndihem”.

Albumi pritet të publikohet më 5 maj dhe pason këngën F64, që flet për gjendjen shpirtërore të Ed pas vdekjes së Jamal Edward.

F64 nuk do të përfshihet në listën përfundimtare të këngëve, e cila u zbulua të mërkurën në mëngjes.