Ndonëse të dy kanë vazhduar jetën, duket se ndjekësit nuk e harrojnë dot lidhjen e Andit me Jasminën në “Përputhen”. Ato ia kujtojnë vazhdimisht Jasminës në komente, madje mendojnë se ajo vazhdon të vuajë për Andin.
“Se di pse na duket që ende vuan për Andin”, i ka shkruar dikush, teksa ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk e ka kursyer një përgjigje. “Mua më duket që ju nuk e keni sensin e kohës dhe të realitetit. Vazhdoj ua sqaroj që jeta vazhdon, ju akoma mbani ison e “Përputhen”. Bëni para se turp”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Andi është në një lidhje dashurie me Gresën, lidhje që nisi në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa Jasmina po bën dy vite e lidhur por identiteti i djalit që i ka marrë zemrën nuk dihet ende.