“TË GATSHME GJITHMONË PËR…”/ 9 arsyet pse tezet janë kaq të rëndësishme në jetën e një fëmije – AlpeGossip
“TË GATSHME GJITHMONË PËR…”/ 9 arsyet pse tezet janë kaq të rëndësishme në jetën e një fëmije

“TË GATSHME GJITHMONË PËR…”/ 9 arsyet pse tezet janë kaq të rëndësishme në jetën e një fëmije

Tezja ka një rol unik ne jetën e cdo fëmije.

Në familjet moderne, një prej personave që ka më shumë influencë në rritjen e fëmijëve është pikërisht tezja. Nuk janë më thjesht një pjestar i afërt i familjes, të jesh teze është gati një mënyrë jetese dhe kërkon që të kesh disa aftësi të veçanta. Disa gra e luajnë këtë rol si nëna të dyta, disa si shoqe apo mësuese. E përbashkëta është që i japin dashuri të pakufizuar nipërave dhe mbesave. Prindërit i mësojnë dhe i këshillojnë fëmijët, gjyshërit i përkëdhelin, tezja i bën të gjitha këto. Një fëmijë është gjithmonë më i lumtur kur pjesë e jetës së tij është një teze, e dashur dhe e kujdesshme siç di të jetë vetëm ajo.

Më specifikisht, këto janë 9 arsyet përse tezja është një pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijëve:

1.Mund të japin një këndvështrim tjetër për gjithcka.

Ka gjasa që të shprehin një opinion që është pak ose shumë më i ndryshëm nga i prindërve. E sigurtë është që janë gjithnjë aty, për t’i ndihumar nipërit dhe mbesat me gjithçka që kanë nevojë, që nga mësimi i shkronajve dhe numrave e deri tek përballja me situatat e vështira.

2.Nuk e humbasin kurrë një ngjarje të rëndësishme.

Tezja është gjithmonë aty për të festuar ditëlindjen ose diplomimin e nipit apo mbesës. Nuk humbasin asnjë ngjarje të rëndësishme, edhe nëse janë me pushime apo i duhet të udhëtojnë nga një shtet tjetër. Dhe mbi të gjitha, dinë gjithmonë se çfarë dhuratash të bëjnë!

3.Zor se mund t’i thonë “jo” një të dalure.

Në shumicën e rasteve, tezja ka shumë të përbashkëta dhe pëlqen të njejtat gjëra si nipi apo mbesa. Prandaj mund të shkojnë bashkë në evente të ndryshme, në koncerte, muze, festival ose thjesht për një kafe. Dhe janë gjithmonë gati për të luajtur me fëmijët.

4.Të gatshme gjithmonë për dashuri.

Tezja është mbretëresha e të dhënit përqafime dhe të dhuruarit dashuri, kur nipi apo mbesa ka nevojë. Lidhja e tyre forcohet shumë nisur pikërisht nga kjo.

5.Tezja mund të dëgjojë problemet që fëmijët nuk ja thonë dot prindërve.

Gjithmonë gati për të dhënë një këshillë apo për të “ndriçuar” rrugën e nipit apo mbesës, sa herë që “thirren në detyrë”. Sidomos kur bëhet fjalë për një problem që ata nuk mund ta ndajnë me prindërit. Tezja është personi me të cilin një adolesshent mund të flasë pa frikë. Dhe pjesa më e bukur është që dinë si të mbajnë një sekret.

6.Të mësojnë vlerat.

Ndonjëherë nuk ka ndryshim mes prindit dhe tezes. Mund të mësojë shumë mirë gjërat që kanë vlerë dhe të tregojë çfarë është e drejtë dhe e gabuar. Madje është një prej roleve më të rëndësishëm që mund të luajë. Për to është fantastike kur shohin nipërit apo mbesat të rriten dhe të dinë se kanë kontribuar në formimin e tyre.

7.Duan gjithnjë të kujdesen për fëmijët.

Kur prindërit janë të zënë, tezja mund të kujdeset me gjithe qef për nipin apo mbesën. Që nga ky moment është e gjitha lojëra dhe të qeshura!

8.Ku fëmijët janë gabim, dinë si të jenë të qeta.

Në përgjithësi qëndrojnë të qeta dhe janë më të mirëkuptueshme kur i duhet që të korrigjojnë sjelljen e gabuar të fëmijëve. Rrallë bërtasin apo krijojnë zënka. Mund të të dëgjojnë, të flasin dhe të shpjegojnë me durim se ku ke gabuar.

9.Tezja do të ketë sa më shumë nipër e mbesa.

Kur lind mbesa apo nipi i saj, tezja ka një ndjesi shumë të veçantë. Nuk ka rëndësi se sa kanë, gjithmonë ndihen sikur në jetë të ketë ardhur i pari dhe mezi pret që të kujdeset për të, të luajë dhe të jetë pjesë e rritjes. Lidhja mes fëmijëve dhe tezes do të jetë gjithnjë e veçantë.

p.s Dita Ndërkombëtare e Tezeve dhe Xhajave është në datën 26 korrik!