A ËSHTË LUIZI TIP I KIARËS? Miku i moderatores ka dy fjalë për të thënë: Me zor po pres… – AlpeGossip
A ËSHTË LUIZI TIP I KIARËS? Miku i moderatores ka dy fjalë për të thënë: Me zor po pres…

A ËSHTË LUIZI TIP I KIARËS? Miku i moderatores ka dy fjalë për të thënë: Me zor po pres…

Stilisti i njohur, Niko Komani, ishte dje në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për miken e tij, Kiara Tito. Kjo e fundit është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri që më 24 dhjetor të vitit 2022.

Niko u shpreh se Kiarën ashtu siç e shikoni në BB VIP, ashtu është edhe në jetën e saj reale, “është kaq e përmbajtur, e qetë, e sinqertë”.

Pjesë nga intervista:

Ke patur ndikim ti Niko te fakti që edhe një shije të caktuar se herë pas here i kthehet Luizit dhe i thotë ‘ma hiq këtë bluzë, mos e vish këtë kostum, hiqi ato këpucë’?

Në kundërshtim me atë që ka thënë kolegia dhe bashkëpunëtorja, Miranda, Kiara ka shumë shije mbi modën. Nuk është se ndikohet, por mendoj se unë shpeshherë i them gjërat e reja që janë trendi për meshkujt si dhe ka nisur që të interesohet edhe nga pjesa e emisionit.

Është trend Luizi për Kiarën si djalë?

Po, Luizi është tipi i Kiarës. Përtej stilit që është diçka e rregullueshme apo që për mua nuk ka kaq shumë vlerë të madhe, mendoj se Luizi është fiks tipi i Kiarës.

Ti beson te dashuria e tyre, te kjo marrëdhënie?

Po, absolutisht. Duke qenë se shoqja ime e aprovoi gjithçka që ai bënte për të, unë normalisht që besoj. Me zor po pres t’i takoj, ka kohë deri atëherë.