Si reagon Ledioni kur e kritikojnë live për “pikën e dobët” – AlpeGossip
Si reagon Ledioni kur e kritikojnë live për “pikën e dobët”

Si reagon Ledioni kur e kritikojnë live për “pikën e dobët”

Nëse e kujtoni Ledion Liçon që nga fillimet e tij në ekranin e Top Channel, me siguri mbani mend disa faza gjatë këtyre viteve: ato ku ai ka qenë super elegant, por edhe të tjera ku është shfaqur dukshëm me disa kilogramë më shumë. Sezon pas sezoni, “problemi” i madh i Ledionit, disa kilogramë më tepër, herë shfaqen e herë zhduken si me magji. Kjo, sepse moderatori është në paqe (edhe kjo është e dukshme) me veten, madje edhe atëherë kur ia vë në dukje publiku nga ekrani. Si sot…

Gjatë këtij sezoni të The Voice Kids, Ledionit i ka qëlluar të ketë disa kilogramë më shumë (të mos harrojmë që ekrani t’i shton edhe disa kile), por, si gjithmonë, nuk e ka aspak problem këtë pjesë, përkundrazi. Si përherë, moderatori i kalon situatat fare sportiv, vetëm se, pak “inat” i vjen, sido që të jetë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa ishte në lidhje me publikun nga shtëpia nga ‘Voice Room’ me Dojna Memën, një kritikë e hapur erdhi direkt për Ledionin: “Ledio, është mirë të dobësohesh pak…” – shkruante një komentuese në Instagram.

Por Ledioni, nuk ia la mangët përgjigjen, duke e sqaruar edhe për shkurtimin e emrit të tij: “E para, një herë, më mëso emrin. Unë nuk jam Ledio, por jam Liu. Pastaj, kur paske mësuar të lexosh komentet negative? Nuk dua më komente nga Instagrami” – tha ai me të qeshur, i keqardhur, me gjasë, për kritikën e drejtpërdrejtë.

Si për ta qetësuar, Dojna Mema i tha të mos mërzitet: “Edhe për mua kanë shkruar ‘akoma nuk është martuar kjo’”?

“E pra, na ngele në derë” – ia ktheu Ledioni Dojnës si për ta hequr vëmendjen nga vetja.