Më në fund ka shuar kureshtjen e të gjithë fansave, të cilën e ndezi po vetë me copëzat e publikuara më parë në rrjetet sociale.
Enca publikoi më në fund këngën e saj më të re me titull “Dua”.
Videoklipi u përfol më shumë edhe për skenat erotike mes Encës dhe modelit italian, Pierluigi Fracassi.
Në një postim në Instagram ky i fundit u shpreh se ishte shumë i kënaqur se si ishte mirëpritur nga Enca dhe stafi i saj, madje tashmë “DUA” do të mbetet gjithmonë në mendjen e tij,e këë e vërteton edhe tatuazhi i tij i bërë së fundmi me titullin e këngës.