Krist Aliaj është finalisti i katërt i “Big Brother VIP 2”. Ai ishte në një përballje me Qetsor Ferunajn dhe Nita Latifin, dhe arriti të triumfonte duke siguruar një vend në finale.
Ai i bashkohet 3 banorëve të tjerë Luiz Ejllit, Efi Dhedhes dhe Dea Michelle, të cilët konkurrojnë për çmimin e madh në finalen që do të mbahet më 6 maj.
“Desh më doli zemra nga vendi, kam kaluar momente të vështira dhe u konkluduan pak a shumë të gjitha bashkë tani. Shumë faleminderit, duhet ta marrë pak veten”, ishte mesazhi i tij drejtuar publikut.