LUIZI U SURPRIZUA NGA E ËMA/ Kiara reagon menjëherë: Momenti më i… – AlpeGossip
LUIZI U SURPRIZUA NGA E ËMA/ Kiara reagon menjëherë: Momenti më i…

LUIZI U SURPRIZUA NGA E ËMA/ Kiara reagon menjëherë: Momenti më i…

Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP” ishte shumë emocionuese për Luiz Ejllin. Këngëtari doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, në një vend të inskenuar si pedonalja e Shkodrës, ku u surprizua nga nëna e tij.

Dyshja u përqafuan dhe u puthën mes lotësh. E ëma i kërkoi që javën e mbetur të bëjë vetëm humor dhe të nxjerrë në pah anën e tij të mirë e zemrën e bardhë.

Luizi tha se në jetë dëshiron që e ëma të mos punojë më, të qëndrojë në shtëpi me të dhe Kiara Titon dhe ta bëjë gjyshe. Pas këtij momenti emocionues, Kiara ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale.

Luizi u surprizua nga e ëma, Kiara reagon menjëherë: Momenti

Ajo ka publikuar një foto ku Luizi po përqafohet me nënën e tij duke shkruar: “Momenti më i bukur i këtij Big Brotheri!”.