LUIZI I THOTË TË PUTHË DEAN/ Kristi habit me deklaratën: Nuk jam unë për… – AlpeGossip
LUIZI I THOTË TË PUTHË DEAN/ Kristi habit me deklaratën: Nuk jam unë për…

LUIZI I THOTË TË PUTHË DEAN/ Kristi habit me deklaratën: Nuk jam unë për…

Darka e katër finalistëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP” me Donald Veshajn dhe Ilir Shaqirin u shoqërua me batuta të shumta.

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë ngacmuar disa herë nga Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, të cilët thonë se ata të dy shkojnë shumë si çift.

Për këtë arsye, Luizi i kërkoi Kristit që ai të puthte Dean. Ky i fundit u shpreh se ai nuk është tip për Dean, sepse ajo ka nevojë për një mashkull më të mirë se ai.

Luizi, i cili fliste gjithmonë në kuadër të ngacmimeve, tha se me deklaratën që Kristi bëri, do e fitojë puthjen e Deas.

Kjo e fundit u duk sikur u gëzua nga ajo që tha Kristi, por nuk pranoi që mes tyre të kishte një puthje.