Reperi i dashur për publikun, Capital T, organizoi në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpunëtoret për koncertin “Time Capsule” që do organizojë në kryeqytetin e Kosovës.
Mes të ftuarve ishte edhe modelja e njohur, Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje.
Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, shenjat dhe shikimet në festë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.
Pas përfundimit të festës, modelja postoi në profilin e “Instagram”-it disa fotografi me personat që ishin të pranishëm, por vetëm me të “zotin” e festës jo.
E këtë detaj e kanë kapur ndjekësit e saj, të cilët menjëherë e kanë pyetur:
“E pse me Capital T s’ke ba foto?”.
“Këtë pyetje i bëra vetes tani që pashë fotot”, iu përgjigj Adrola fansave të saj.
Mbase çifti ka realizuar foton e shumëkërkuar, por do e postojnë në momentin kur ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre.