Dafina Zeqiri e ka nisur ditën duke dhënë një lajm të ëmbël. Këngëtarja ka postuar disa foto ku tregon barkun dhe tregon se do të bëhet mama.
Barku i Dafit nuk duket ende i rrumbullakosur gjë që tregon se këngëtarja është në javët e para të shtatzënisë.
“Së shpejti mama i një bebi”, shkruan Dafi, e cila po shijon lidhjen e dashurisë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.