Astrologia, Meri Shehu ka zbuluar sëfundmi se do të marrë pjesë në një film. Si t gjithë ish-banorët e Big-Brother Vip edhe Meri tregoi se dhe ajo kishte marrë oferta për të aktruar.
E ftuar në “ E Diell” ajo është shprehur: “Kam pasur edhe oferta filmash. Ju nuk e dini që unë kam pasur dhe ofertë filmi. Ka ngelur pak në mes të rrugës, por meqë është verë… Unë i kam thënë po ofertës së filmit. Unë jam e lidhur me televizionin deri tani, me filmin jo, por unë jam tip i përditshmërisë, e urrej të pres të dal pas një viti në televizion apo në film, e vuaj këtë gjë. Them do mërzitem shumë nëse nuk jam në qendër të vëmendjes. Që kështu më shumë unë jam tek televizioni. Jam kompetente të jap shumë dimensione tashmë, jam e kompletuar”-përfundon Meri .
Ndër të tjera Meri tha se i pëlqen të prezantojë dhe shtoi se ndihet e kompletuar në shumë dimensione tashmë.













