TË KAPUR DORË PËR DORE/ Adrola Dushi poston videon me Capital T – AlpeGossip
TË KAPUR DORË PËR DORE/ Adrola Dushi poston videon me Capital T

TË KAPUR DORË PËR DORE/ Adrola Dushi poston videon me Capital T

Prej disa kohësh përflitet për një lidhje dashurie mes Adrola Dushit dhe Capital T. Asnjëri prej tyre nuk ka pohuar apo mohuar një gjë të tillë, por shenjat janë se ata të dy janë bashkë.

Mbrëmjen e kaluar, modelja e njohur ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon një moment teksa është në shoqërinë e reperit të dashur për publikun. Ata shfaqen të kapur dorë për dore.

Çifti, të cilët prej kohësh kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë, kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre në Siçili, duke treguar vendndodhjen e tyre ndryshe nga çdo herë kur janë munduar të jenë hermetikë dhe mos të zbulojnë që janë bashkë.

E si për ta përforcuar më shumë aludimet për lidhje, reperi në një intervistë ishte shprehur se femra me e bukur shqiptare është Adrola Dushi.

Pak javë më parë, edhe Adrola publikoi një foto nga një koncert i Capital T në Tiranë, duke e përshkruar si një përvojë që “nuk zhgënjen asnjëherë”.

Ende mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfirmim zyrtar.