Në foton e fundit të Klea Hutës dhe Elgit Dodës gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Olsi Bylykut.
Aktorja ka postuar në Instagram një foto me producentin ku shihen në një moment romantik duke shkëmbyr një puthje. “Do thoni ju po si ia del? Përgjigjen e keni te fotoja!”- shkroi Klea.
Mirëpo, një nga miqtë e tyre më të mirë ka vendosur ‘t’i ngacmojë’, duke u lënë një koment që ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.
“Ky Giti shumë i ftohtë duket se ti dukesh që e puth me ndjenjë. Nuk e di tani, shikoje vet!”– shkruan me humor Olsi duke marrë vëmendjen e ndjekësve. Ndërkohë Klea nuk i ka kthyer përgjigje.
Çifti së fundmi ka qenë në qendër të mediave pasi producenti i propozoi para disa javësh Kleas për martesë.
Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh teksa i surprizuan fansat me disa postime në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të dasmës së tyre në Marok. Megjithatë, duket se tani ka ardhur momenti për një dasmë.