DREJT KURORËZIMIT TË LIDHJES/ Klinton Zeqiraj flet për të dashurën bjelloruse: Ajo dëshiron… – AlpeGossip
DREJT KURORËZIMIT TË LIDHJES/ Klinton Zeqiraj flet për të dashurën bjelloruse: Ajo dëshiron…

DREJT KURORËZIMIT TË LIDHJES/ Klinton Zeqiraj flet për të dashurën bjelloruse: Ajo dëshiron…

Klinton Zeqiraj, gazetari i emisionit “Stop”, prej kohësh është në një lidhje me një vajzë nga Bjellorusia me emrin Katerina. Dyshja u njohën në Sarandë dhe siç tregon Klintoni, ajo është personi i duhur për të.

“Kam një shprehje që ua them gjithmonë njerëzve që më shoqërojnë: “Mos dashuroni sende dhe persona, por për motive dhe qëllime!”. Të flas për dashuri jete është akoma herët. Mendoj se kam gjetur personin e duhur pasi më plotëson në shumë tipare dhe në karakterin që unë kam. Kemi gjithashtu edhe shumë të përbashkëta. Jemi thuajse i njëjti tip”, shprehet Klintoni në një intervistë për “Panorama plus”.

Si e menaxhoni lidhjen tani që je në Tiranë, duke qenë se partnerja jote është nga Bjellorusia, por jeni njohur në Sarandë?

Unë jam në Tiranë dhe ajo në Bjellorusi, pasi nuk është shqiptare. Flasim gjatë gjithë kohës kur jemi të lirë, sepse ajo është në shkollë atje. Ishte këtu pak ditë më parë, qëndroi një javë, pasi unë nuk mundem të shkoj. Nuk kam ndërmend ta lë për shumë gjatë atje (qesh). Me të mbaruar studimet, Katerina me dëshirën e saj do që ne të jetojmë në Shqipëri.

Ç’është dashuria e vërtetë për ty, është ajo që të çon në martesë dhe ti e ke një plan të tillë?

Dashuria e vërtetë nuk mund të shprehet dot me fjalë. Për t’u martuar, besoj nuk është shumë larg.