Banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” vijojnë që të tërheqin vëmendjen e publikut. Pëmes postimeve në rrjetet sociale apo intervista, ata shpeshherë bëhen pjesë e
Ledjona Xheladinaj është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku herë pas here bën bashkëbisedime të ndryshme me ndjekësit. E kështu ka bërë edhe një ditë më parë, ku fansat dhe jo vetëm kishin mundësi që t’i dërgonin ‘mesazhe anonime’.
Disa nga pyetjet kishin të bënin me jetës e saj private dhe gazetarja e njohur ka kthyer përgjigje me shaka.
“Personi që t’i pëlqen është…?”, ishte një nga pyetjet e drejtuara Ledjonës, e cila thotë se e ka etiketuar por nuk mund t’a shohim.
“E bëra tag por nuk e shihni dot ju se e njihni”, është përgjigjur ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa dikush tjetër i ka kërkuar që të martohen bashkë dhe gazetarja i kthehet duke qeshur:
“Jam me traditat e vjetra. Kërko dorën te babi”.
Më pas një tjetër ndjekës e pyet atë “a do lidheshe me një 31-vjeçar?”.
“E pse jo? Unë 25 ai 31, jemi super çift. Përtej shakasë DASHURIA NUK NJEH MOSHË yje. Dashuroni dhe mos numëroni”, është përgjigjur Ledjona.
Kujtojmë se gazetarja pak kohë më parë bëri një postim në rrjetet sociale, ku u duk se konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë. Ajo postoi një foto në “Instagram”, ku mbishkrimi mori të gjithë vëmendjen.
















