Moderatorja e njohur, Heidi Baci, ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Mos i bjer me top’, me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin. Ajo foli për eksperiencën e saj më të re si moderatore e “Fan Club BBV 4”.
Ish-banorja e edicionit të tretë të reality show-t u shpreh se është e lumtur për të gjithë rrugëtimin e saj, ku edhe paksa i vështitë, ka patur afër njerëz që e kanë mbështetur.
Më pas Ronaldo i bëri dy pyetje edhe në lidhje me jetën e saj personale:
“Nëse të pyesim sot për statusin tënd, ke një përgjigje?”.
“Ç’është e vërteta nuk kam, nuk kam një përgjigje”, u shpreh moderatorja e njohur.
E pyetur ‘nëse të pyesim a je e lumtur, je e lumtur?’, Heidi u përgjigj:
“Sot po, jam mirë. jam mirë me veten time, me punën, familja është mirë. Mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Unë derisa të jem e shëndetshme, mami, babi, Deni mirë, unë do jem gjithmonë e lumtur. Pastaj është Zoti që përcakton riskun tonë”.