Regjisori i njohur Eduart Grishaj feston ditëlindjen dhe s’kishte si, që urimin më special mos ta merrte nga partnerja e tij, Arbana Osmani.
Teksa moderatorja ka postuar në Instagramin e saj një foto me njeriun e zemrës, i ka bërë atij dhe një dedikim modest në thelb, por mjaft domethënës.
Ndërsa shfaqen më të dashuruar se kurrë në foton e publikuar, Arbana shkruan përbri: “Ti e bënë botën time më të bukur. Gëzuar ditëlindjen dashuri.
Mirëpo ajo çfarë është më interesantja dhe vlen për t’u përmendur është se edhe vetë moderatorja ka ditën e saj të lindjes sot (7 maj).
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka përgatitur çifti për këtë festë të përbashkët.
Kujtojmë që dy vite më parë çifti i cili gëzon dy fëmijë së bashku, kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasëm private luksoze në Toskana të Italisë.
Arbana veç Diellit dhe Zoit që kanë ardhur në jetë nga romanca me Eduartin, ka edhe djalin e madh Jonin, nga një bashkëjetesë e mëparshme. Dyshja postojë shpesh momente të bukura me tre fëmijët e tyre.










![“U TËRBUAN” FARE/ Iva Aliko dhe Vildane Zeneli i “çmendin” të gjithë me poza NUDO [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/a8e161bb3ad0ac50a8ddd64c3bf8fc56_L-400x264.jpg)








