“EDHE RIRI E BËRI GOCËN”/ Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël – AlpeGossip
“EDHE RIRI E BËRI GOCËN”/ Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël

“EDHE RIRI E BËRI GOCËN”/ Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël

Superylli botëror Rihanna ka emocionuar fansat në mbarë botën me lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të tretë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, më 13 shtator, duke kompletuar kështu familjen e saj me një princeshë të vogël pas dy djemve.

Lajmi është bërë i ditur natën e mbrëmshme dhe është pritur me gëzim nga ndjekësit e saj, por edhe nga shumë personazhe publikë përfshirë dhe emra të njohur nga showbiz-i shqiptar.

Një ndër ta ishte edhe moderatorja e dashur Einxhel Shkira, e cila nuk e la pa reaguar këtë moment të veçantë. Ajo ripostoi lajmin për lindjen e vajzës së Rihannës dhe, me humor e dashuri, i bëri një “pyetje publike” partnerit të saj, Dagz-it:

“Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?” – shkroi Einxhel në Instastory.