POLITIKË DHE DASHURI! Këto janë femrat VIP që ranë në sy të deputetëve shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
POLITIKË DHE DASHURI! Këto janë femrat VIP që ranë në sy të deputetëve shqiptarë (FOTO)

POLITIKË DHE DASHURI! Këto janë femrat VIP që ranë në sy të deputetëve shqiptarë (FOTO)

Disa e kanë deklaruar ndërsa disa të tjera e kanë mbajtur lidhjen e fshehtë lidhjet e tyre që kanë pasur me deputetët shqiptarë.

Duket se deputetët tanë krahas politikës kanë kohë edhe për “dashuriçka”.

Disa kanë ofruar oferta të majme dhe janë refuzuar ndërsa të tjera kanë bërë që vipet tona të ndihen të dashuruara kokë e këmbë.

E para që ka folur për këtë çështje ka qenë Xhesika Ndoja, e cila disa kohë më parë ka thënë publikisht se ka pasur një ofertë të turpshme nga një politikan shqiptar, ndërsa konfirmoi për mediat se mendonte ta pranonte ofertën e tij.

Menjëherë pas saj, ka qenë Gugu, e cila ka thënë se ndryshe nga kolegia, ajo ka pasur një histori dashurie me një nga ministrat e qeverisë Rama.

Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, pasi vajza nga Lezha u detyrua t’i vërë flakën makinës së tij.

Por, lista nuk mbaron me kaq. Iva Aliko i ka superuar koleget, teksa ka pranuar në një intervistë se një politikan shqiptar i ka blerë një apartament dhuratë. Sigurisht, këngëtarja ka thënë se ka pasur një histori dashurie me politikanin.

Kallashi është një tjetër vajzë e showbiz-it, e cila ka rrëfyer se ashtu si shumë meshkuj të tjerë edhe politikanët kanë qenë në listën e saj të adhuruesve.

Edhe pse është treguar e vakët në rrëfim, Kallashi ka lënë të kuptohet se ka pasur një aferë me një personalitet të politikës.

Por rasti më i bujshëm sigurisht ka qenë ai i këngëtares Anxhelina Shala, e cila vetëm pak kohë më parë pranoi publikisht se kishte një lidhje jashtëmartesore me deputetin e Kosovës Haxhi Shala.

Këngëtarja me banim në Gjermani madje publikoi edhe fotointime të çiftit dhe tha se në dijeni të kësaj çështjeje ishte edhe bashkëshortja dhe dy djemtë e deputetit.