Në një rrëfim për emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja e njohur Olta Boka, e cila prej kohësh ka qene e distancuar nga jeta publike, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke folur me sinqeritet për ndryshimet që ka përjetuar ndër vite.
Gjatë bisedës me Bieta Sulon, Olta rrëfeu se periudha e mëmësisë e ka bërë të shohë ndryshe jetën dhe veten.“Kam ndryshuar shumë. Tani e di saktësisht vendin tim dhe nuk lejoj më që të tjerët të më përcaktojnë kush jam,” tha ajo.
Këngëtarja pranoi se në fillimet e karrierës është përballur me shumë vështirësi dhe paragjykime. “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi,” u shpreh Olta, duke shtuar se me kalimin e kohës ka mësuar ta shoh çdo eksperiencë si mësim.
Me humorin që e karakterizon, ajo zbuloi edhe një detaj interesant nga jeta familjare: gjatë shtatzënisë së saj të dytë, nuk i kishte treguar askujt, as familjarëve, as vjehrrit e vjehrrës. Arsyeja? Në të njëjtën periudhë, edhe kunata e saj ishte në pritje të ëmbël.
“E lashë që ta shijonin gëzimin e parë të saj. Pastaj, në ditëlindjen time, ua plasa lajmin!” – tregoi Olta me të qeshur, duke rikthyer atmosferën e ngrohtë që e shoqëron zakonisht.






![I thonë “mjaft i hape shalët për të nxjerrë b*thën se…”, Oriola Marash e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/orriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii-400x224.jpg)






