“PALE Ç’I DUKET VETJA…”/ Dojna Mema nxjerr BISEDËN pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm… – AlpeGossip
“PALE Ç’I DUKET VETJA…”/ Dojna Mema nxjerr BISEDËN pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm…

“PALE Ç’I DUKET VETJA…”/ Dojna Mema nxjerr BISEDËN pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm…

Prej pak ditësh në rrjet po bën zhurmë ndjekja dhe heqja nga “Instagram”-i mes Kiara Titos dhe Dojna Memës, pas një deklarate që bëri kjo e fundit në një intervistë.

Dojna u shpreh se nuk e dinte se pse Kiara e kishte hequr nga ndjekësit, ndërkohë moderatorja e “Portokallisë” tha mbrëmë në “Goca dhe Gra” se në fakt është e kundërta

Mema ka vendosur që të reagojë sërish në lidhje me këtë çështje, përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka publikuar një bisedë private të bërë në “WhatsApp” me motrën e saj, e cila i thotë “hiqe Kiara Titon se të paska hequr nga Insta. Pale ça i duket vetja” .

Ndërsa më pas ka ndarë një mesazh të gjatë duke theksuar se gjithmonë i jep përgjigje të drejtpërdrejta çdo pyetjeje, qoftë edhe para kamerave.