“EDHE MUNGESA E NJË…”/ Mesazhi i DJ PM ndez dyshimet për raportin me Sarah Berishën? – AlpeGossip
“EDHE MUNGESA E NJË…”/ Mesazhi i DJ PM ndez dyshimet për raportin me Sarah Berishën?

“EDHE MUNGESA E NJË…”/ Mesazhi i DJ PM ndez dyshimet për raportin me Sarah Berishën?

Dyshimet për një krizë në marrëdhënien mes Sarah Berishës dhe DJ PM po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale, pasi fansat vunë re një detaj që ka nxitur aludime të reja: dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në “Instagram”.

Në mes të këtyre spekulimeve, DJ PM ka publikuar një postim që është interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh me nënkuptim.

DJ-i ndau disa fotografi nga performancat e tij, të shoqëruara me mbishkrimin:

“Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje”.

Edhe pse ai nuk përmendi emra dhe nuk dha asnjë sqarim për kujt i drejtohej kjo frazë, ndjekësit e lidhën menjëherë me zërat që po qarkullojnë prej ditësh për marrëdhënien e tij me Sarah Berishën.

Çifti ka qenë shpesh në fokus të mediave rozë për shkak të aludimeve për ndarje. Megjithatë, në rastet e mëparshme, ata i kanë shuar shpejt këto spekulime, duke u shfaqur sërish së bashku ose duke reaguar publikisht.

Këtë herë, situata duket se ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje. Përveç faktit që nuk ndiqen më në Instagram, Sarah Berisha u pa e vetme gjatë Sunny Hill Festival, një detaj që ka shtuar dyshimet për një krisje të mundshme në raportin e tyre.

Deri tani, as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë bërë një reagim zyrtar për të konfirmuar ose mohuar spekulimet që po qarkullojnë në rrjet.