Gjykojeni ju! Janë “ARMIKE”, por ka skena të ngjashme mes klipit të Encës dhe Beatrix? (FOTO) – AlpeGossip
Gjykojeni ju! Janë “ARMIKE”, por ka skena të ngjashme mes klipit të Encës dhe Beatrix? (FOTO)

Gjykojeni ju! Janë “ARMIKE”, por ka skena të ngjashme mes klipit të Encës dhe Beatrix? (FOTO)

Enca së fundmi nxori në tregun muzikorë shqiptar një këngë e cila brenda 24 orësh mori mbi 1 milion klikime. Padyshim një këngë shumë interesante dhe goxha e pëlqyer nga publiku.

Ajo që u komentua më se shumti në këtë këngë është videoklipi dhe tematika që trajton, një dashuri deri diku e pamundur, e cila përkthehet në skena “hot” dhe dashuri të zjarrtë, ku protagoniste kryesore ishte po vetë këngëtarja.

Edhe pse klipi i Encës u komentua negativisht nga një pjesë e komentuesve pati edhe nga ata persona që e uruan për guximin dhe thyerjen e tabusë shqiptare deri diku.

A është Enca e vetmja këngëtare që guxoi të bënte një videoklip “hot” duke pasur parasysh mentalitetin shqiptar?

Jo! Me siguri e keni dëgjuar këngën “Pa ndjenjë” nga Beatrix Ramosaj, një këngë shumë interesante dhe me një videoklip goxha të goditur, pavarësisht se Beatrixi ka guxuar goxha me skenat “hot” askush nuk foli për të.

Okej, besoj se të gjithë e dini se Enca dhe Beatrixi nuk janë “shumë shoqe” me njëra-tjetrën , gjithçka nisi nga një foto e postuar nga Beatrixi ku deformonte veten e saj duke ironizuar thumbuar Encën për fotosh.

Nejse, sot do të flasim për një ngjashmëri mes klipeve të vajzave.

Është për tu thënë se videoklipi i Encës dhe i Beatrixit kanë një të përbashkët. Është për tu theksuar se pjesa e krevatit tek të dyja videoklipet është shumë e njëjtë.

Ju si mendoni?