Ermal Meta në TIRANË? Zbulohet se kur do performojë në kryeqytet fituesi i “SANREMO 2018” – AlpeGossip
Ermal Meta në TIRANË? Zbulohet se kur do performojë në kryeqytet fituesi i “SANREMO 2018”

Ermal Meta në TIRANË? Zbulohet se kur do performojë në kryeqytet fituesi i “SANREMO 2018”

Ermal Meta, fituesi i sivjetshëm i Sanremos në Itali, ka konfirmuar koncertin e tij në Tiranë, menjëherë pas pjesëmarrjes në Eurovision.
“Jo vetëm modë” mësoi se kantautori i talentuar me origjinë nga Fieri pritet të performojë përpara publikut kryeqytetas në Pranverë.

Dhe, nëse kënga “Non mi avete fatto niente” do t’ia dalë t’i dhurojë fitoren në Eurosong, as nuk mund ta imagjinojmë pritjen që shqiptarët do të rezervojë për Ermalin gjatë koncertit të tij në Sheshin Skënderbej.

Ermal Meta do të jetë edhe pjesë e spektaklit të famshëm të talenteve “Amici”. Kantautori shqiptar, është prezantuar zyrtarisht si anëtar i jurisë së jashtme, një prej risive që Maria de Filippi, ka vendosur të sjellë në edicionin e 17-të.

Por, Ermal Meta nuk do të jetë i vetmi shqiptar në kastën e profesionistëve të spektaklit./tvklan.al