Kim Kardashian e tregon para 109 milionë personave: Ky është produkti im me emrin SHQIP… – AlpeGossip
Kim Kardashian e tregon para 109 milionë personave: Ky është produkti im me emrin SHQIP…

Kim Kardashian e tregon para 109 milionë personave: Ky është produkti im me emrin SHQIP…

Të ngrejë dorën vajza që nuk do e donte një produkt të tillë!

Mario Dedivanoviç është një ndër make up artistët më të famshëm në të gjithë botën dhe prej 10 vitesh ka bashkëpunuar me Kim Kardashian. Për të festuar këtë miqësi profesionale me bukuroshen amerikane, Mario dhe Kim K kanë hedhur në treg disa produkte të reja kozmetike.

Prej disa ditësh ata i kanë reklamuar produktet në rrjetet sociale, ku një prej tyre e kanë emëruar në shqip, “Albanian”. Çdo emër i nuancave të ndryshme ka një kuptim të veçantë.

Pra “ALBANIAN” është vënë prej prejardhjes së Marios, ndërsa Armenian prej prejardhjes së Kim Kardashian, sepse babai i saj i ndjerë e kishte origjinën nga Armenia. Ndërkohë që LIBRA për faktin se të dy ata janë shenja e horoskopit “peshorja”.

Nëse nuk e kishit parë ose po e vrisnit mendjen se si do ishte produkti me emrin “SHQIP”, Kim Kardashian ua ka treguar atë 109 milionë ndjekësve të saj në “instastory” me anë të një fotoje që publikoi.

Kim ka treguar të gjitha nuancat e saj të toneve për sytë dhe u ka vendosur emrat përkatës, mes tyre dhe “Albanian”.

Në dorën e personit që i demonstron ato është vizatuar dhe një sy me 4 tonet e syve: Bronzy, Albanian, Miami, Armenian.

Image