Zbulohen të ftuarit, ja kë VIP-a do ngacmojnë me pyetje sot fëmijët në “Piter Pan” – AlpeGossip
Zbulohen të ftuarit, ja kë VIP-a do ngacmojnë me pyetje sot fëmijët në “Piter Pan”

Zbulohen të ftuarit, ja kë VIP-a do ngacmojnë me pyetje sot fëmijët në “Piter Pan”

Mbrëmjen e sotme do të transmetohet në TV Klan, puntata e katërt e emisionit shumë të ndjekur “Në kurthin e Piter Pan” një emision i dedikuar tërësisht fëmijëve me talent dhe aftësi të jashtëzakonshme, me produksionin e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.

Fëmijët i vënë shpesh në siklet të ftuarit me pyetjet e tyre të paparashikueshme, por cilët të ftuar do jenë sot?

“RevistaClass” ka mësuar se mbrëmjen e sotme do jenë 3 personazhe të fushave të ndryshme, humor, këngë dhe nga fusha e sportit.

Të ftuar këtë mbrëmje do të jenë aktorja Marjana Kondi, komentatori i sportit Drian Shakohoxha dhe këngëtarja Ledina Çelo e cila rikthehet nga Gjermania për të marrë pjesë në “Piter Pan”.