“Mendjemëdhenjtë” e Instagramit, të famshmit që ndiqen nga miliona njerëz, por kanë 0 followersa – AlpeGossip
“Mendjemëdhenjtë” e Instagramit, të famshmit që ndiqen nga miliona njerëz, por kanë 0 followersa

“Mendjemëdhenjtë” e Instagramit, të famshmit që ndiqen nga miliona njerëz, por kanë 0 followersa

Instagrami është rrjeti i dytë social më i përdor pas facebookut e në prill të këtij viti më shumë se 100 milion përdorues iu bashkuan kësaj platforme sociale !
Nga 800 milion ndjekës, 500 mln prej tyre janë aktivë çdo ditë duke ndjekur, pëlqyer dhe postuar po miliona foto!

POR në këtë rrëmujë virtuale duket se jo të gjithë janë të interesuar të ndjekin të tjerët duke preferuar të qëndrojnë indiferentë ndaj gjithçkaje që ndodh rreth tyre.

Janë të shumë njerëzit e famshëm e artistët me miliona fansa që “follow back-un” ua kanë kthyer vetëm disa qindrave. Por LIVING ka përmbledhur në listën e mëposhtme, ata që kanë zgjedhur të kenë një profil të pastër në instagram , me pak fjalë VIP-at e instagramit që ndjekin aq faqe sa gishtat e një dore.

 

Kryeministri Edi Rama ndjek vetëm dy faqe. Faqen zyrtare të stilistit 74 vjeçar japonez Yohji Yamamoto (stilistin e potureve të famshme) dhe revistën Dezeen, prestigjozia me ndikimin më të lartë në fushën e arredimit.

Producentja dhe regjisorja Vera Grabocka duket se nuk ia ka kthyer “qokën” askujt në Instagram!

Ndonëse Ardit Gjebrean e ndjekin më shumë se 350 mijë veta, ai ka vendosur të shohë vetëm se ç’poston bashkëshortja e tij, djali dhe nusja! Po nuk i ke në shtëpi këta, more Ardit? Po as miqtë, kolegët e ngushtë, nuk do t’i shohësh kur të hapësh instagramin?

Koreografia dhe autorja e disa librave Riselda Sejdija preferon gjithashtu të ndjekë vetëm familjarët dhe portalin e saj .


Beyonce është një ndër artistet më të ndjekura në Instagram e sërish Instagrami i saj është shumë i mërzitshëm ! Vetë ajo nuk ka asnjë ndjekës.

Mbreti i HIPHop-it Eminem, këngëtarja Taylor Swift e Adele janë disa nga artistët me famë botërore që gjithashtu kanë ndjekur të njëjtën taktikë ! Le të bëjmë namin në rrjetet sociale me foto, video nga e përditshmja jonë, por mos të na interesojë jeta sociale e askujt !

I fundit në listë por jo më pak i rëndësishëm Papa Franciscus, titullari më i lartë, kardinali argjentinas i Kishës së Krishterë nuk ndjek askend ne Instagram !