Ledina Çelo ka hequr dorë nga muzika? Këngëtarja e thotë TROÇ: Unë nuk do të… – AlpeGossip
Ledina Çelo ka hequr dorë nga muzika? Këngëtarja e thotë TROÇ: Unë nuk do të…

Ledina Çelo ka hequr dorë nga muzika? Këngëtarja e thotë TROÇ: Unë nuk do të…

Ledina Çelo i ka munguar prej vitesh skenës dhe prezencën e saj të fundit para publikut shqiptar kujtojmë që ishte si moderatore në Festivalin e Këngës të RTSH-së.

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” këngëtarja shqiptare tregon se si ndihet kur është para mikrofonit dhe lidhjen e saj të fortë me muzikën.

“Ndihem unë vërtetë në mikrofon. Kur jam në një klub nate ku këndohet “live” dua të kap mikrofonin. Tani këndoj për fëmijët dhe performoj për bashkëshortin”, u shpreh Ledina.

Nëse doni të dini se kur do t’i kthehet skenës shqiptare, ajo na jep një “dritë jeshile”. Për ata që kishin menduar se, kishte hequr dorë nga muzika, përgjigjja është “kurrë”.

“Do të heq dorë nga muzika kur mos të marr frymë. Kam lindur me muzikën, babai ka qenë këngëtar, ne dëgjonim gjithmonë muzikë klasike. Do t’i kthehem shumë shpjet skenës, pasi është shtëpia ime e dytë”, tha Ledina Çelo gjatë emisionit, këtë të premte.

Burimi: Iconstyle.al