Drini nxjerr zbuluar Alketa Vejsiun: Ja ç’më tha kur më zuri lemza gjatë lajmeve – AlpeGossip
Drini nxjerr zbuluar Alketa Vejsiun: Ja ç’më tha kur më zuri lemza gjatë lajmeve

Drini nxjerr zbuluar Alketa Vejsiun: Ja ç’më tha kur më zuri lemza gjatë lajmeve

Dy muaj më parë, gjatë edicionit informativ të mbrëmjes, Drini Zeqo kaloi një moment goxha të sikletshëm kur teksa jepte lajmet e kapi lemza.

Atë ditë pushtuan rrjetin videot e Drinit gjatë edicionit informativ të cilin ai nuk e ndërpreu pavarësisht lemzës.

I ftuar sot në “Thumb”, Drini rrëfeu për këtë moment duke u shprehur se ka qenë shumë i sikletshëm dhe se lajmet nuk i ndërpriste dot.

“U mërzita sepse nuk po e kaloja dot. Lemza filloi sapo filluan dhe lajmet, s’kisha çfarë t’i bëja. Lajmet s’kisha si t’i lija përgjysëm dhe i vazhdova me shpirt nëpër dhëmbë. Lemza vazhdoi gjatë gjithë natës. U vizitova dhe ishte një çështje ftohjeje, e ndikuar nga lodhja. Ishte momenti më i sikletshëm që kam përjetuar”.

Drini tregoi se pasi kishte mbaruar lajmet kishte parë shumë telefonata e mesazhe e një ndër to ishte nga Alketa Vejsiu.

“Mbarova lajmet, pashë telefonin, më kishte marrë Alketa në telefon, më kishte shkruajtur: “Zemër si s’më ndodhi mua kjo gjë, sa doja të më kishte ndodhur mua. O Zot çfarë fati”, më tha Alketa”, tregoi Drini.