Një bashkëpunim i ri? Reperi i famshëm dhe këngëtari pritet të sjellin…(FOTO) – AlpeGossip
Një bashkëpunim i ri? Reperi i famshëm dhe këngëtari pritet të sjellin…(FOTO)

Një bashkëpunim i ri? Reperi i famshëm dhe këngëtari pritet të sjellin…(FOTO)

Bashkëpunimet mes këngëtarëve shqiptar sa vjen edhe shtohen. Zakonisht këto bashkëpunime bëhen brenda të njëjtit zhanër muzikor, por ky që është zbuluar së fundmi me siguri nuk e keni menduar ndonjëherë.

Pak kohë më parë u tha se reperi Skivi do të vinte me një bashkëpunim me një këngëtar nga Shqipëria, emri i të cilit nuk u bë i ditur. Ndërsa ditën e sotme ‘Prive’ ka zbuluar se reperi do të realizojë një këngë me Genën, këngëtari që është i njohur kryesisht për baladat, por që kohët e fundit ka filluar të lëvrojë edhe në zhanre të tjera muzikore transmeton Revista Who.

Kjo këngë e re e Skivit dhe e Genës do të ketë brenda dhe disa motive nga muzika tradiocionale e ndërthurur me atë moderne. Shumë shpejt pritet të nisin dhe xhirimet e klipit, i cili pritet të publikohet në muajn maj.