Ato të dyja ishin banoret më të përfolura të edicionit të tetë të Big Brother Albania, por ditët brenda shtëpisë u karakterizuan me zënka dhe me sherre.
Por pas daljes nga BBA duket se vajzat e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre.
Media të ndryshme bënë të ditur pak javë më parë se ambjenti i dyqanit të Albës ishte në pronësi të Xhensilës.
E ftuar në emisionin Thumb, Alba ka treguar se si u pajtua me Xhensilës dhe në janë të vërteta lajmet se ambjenti i dyqanit të saj është në pronësi të Peres.
“Nuk është nevoja ta thonë mediat se e kam thënë vetë”, – ka thënë me humor Alba.
“Rastisëm në një emision bashkë. Të dyja në muhabet e sipër më tha që kishte një dyqan që e linte me qera. Uh sa mirë, thashë, se unë po kërkoj një. Erdha e pashë, e mora… kaq është e gjitha!”
Përsa i përket zënkave me Xhensilën, ajo u shpreh: “Ne njerëz jemi. As jemi vrarë, as jemi prerë. Bashkë nuk kemi pasur ndonjë konflikt të parikuperueshëm”.
Epo, le të marrim frymë lirshëm sepse vajzat nuk qenkan më “armike”.