E dinim të lidhur me biznesmen, në fakt ja kush qenka i dashuri i Xhensila Peres (FOTO) – AlpeGossip
E dinim të lidhur me biznesmen, në fakt ja kush qenka i dashuri i Xhensila Peres (FOTO)

E dinim të lidhur me biznesmen, në fakt ja kush qenka i dashuri i Xhensila Peres (FOTO)

Ish-banorja e shtëpisë së ‘Big Brother’, Xhensila Pere, është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit. Së fundmi bukuroshja u bë pjesë e disa thashethemeve në median rozë, pasi u përfol për një lidhje të mundshme me biznesmenin Jurgen Kurti.

Pasi lajmi u përhap me shpejtësi, Xhensila ishte e para që reagoi duke shkruar se është lodhur nga lajmet që shkruajnë se e kanë kapur mat dhe se mes saj dhe Jurgenit ka vetëm shoqëri. Më pas edhe Jurgen Kurti në një postim në ‘Instagram’ reagoi duke treguar se ishte i fejuar prej 5 vitesh.

Mirëpo ditën e sotme Xhensila ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në Instastory një foto që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Ish-banorja ka publikuar një imazh ku shfaqet krah të dashurit të saj, megjithatë këtij të fundit ja ka mbuluar gjysmën e fytyrës me një zemër të kuqe, duke lënë kështu ende kuriozë fansat e saj.