Garderoba: si të përballosh ndryshimin në dollape me buzëqeshje – AlpeGossip
Garderoba: si të përballosh ndryshimin në dollape me buzëqeshje

Garderoba: si të përballosh ndryshimin në dollape me buzëqeshje

Le ta themi hapur: ndryshimi i stinës është një bezdi e madhe, përveç rasteve kur kemi një dollap gjigand dhe nuk na duhet të ndërrojmë veshjet me ndërrimin e stinës.

Me pak optimizëm, mund ta përballojmë gjithë atë punë, pa humbur humorin dhe pa stres. Tgcom sjell disa këshilla të vlefshme për këtë.

Mos u lëkundni: kemi gënjyer veten (mbase do të ketë ndonjë ditë me mot të keq…), por në një pikë të caktuar ia vlen ta ndajmë mendjen.

Përqendrohuni në një pikë dhe do të visheni çdo ditë me qetësi. Mos lini rroba për t’i rregulluar më vonë, do ju duhet të visheni çdo ditë nga koka tek këmbët, ndaj është mirë që rrobat t’i rregulloni një herë e mirë.

Proçedo me metodë: Nise rregullimin me heqjen e rrobave të dimrit: ndaji cilat do të lash në shtëpi dhe ato që do dërgosh në lavanderi.

Veshjet jashtë stine është mirë t’i keni në dollape të lara e të hekurosura: do të jenë gati për t’u veshur ditët e para të freskëta të vjeshtës dhe do të zënë më pak vend.

Hiq nga dollapët edhe rrobat e mbetura dhe pastro me një sfungjer të lagur, dhe nëse sipërfaqja e lejon, edhe me një sapun neutral, për të eleminuar çdo gjurmë pluhuri.

Mund të përdorësh edhe ndonjë pikë esence ekualipti apo livandoje: kanë erë të mirë dhe largojnë molat.

Në këtë pikë bëji një test vetes: sa herë e ke veshur këtë fustan? Ndërkohë, mund mos të të bëjë më fare, nuk të pëlqen më apo mund ta kesh veshur aq shpesh, sa është konsumuar tani. A është rasti ta mbash ende?

Nëse ndalon të mendosh për dhjetë sekonda, është pa dyshim rasti për ta eleminuar dhe për të bërë vend.

“Hiqi qafe” rrobat shumë të përdorura dhe ato që janë në gjendje ende të mrë, por që i ke veshur shpesh, dhuroji për bamirësi.

Të “çlirohesh” nga rrobat e tepërta quhet “pastrim” dhe ekspertët sigurojnë se i bën mirë edhe mendjes dhe ndihmon në një jetë më të mirë.

Jo vetëm rroba të varura: Mos u kufizo vetëm tek rrobat që varen, por palos gjithçka që mund të paloset: zë më pak vend.

Kjo vlen për veshjet e brendshme, bluze e këmisha, por edhe për ndonjë fustan, xhaketë apo pantallona.

Në vend që t’i varësh, mund të përdorësh kuti për veshjet dhe më pas vendos etiketat sipas tipit të veshjeve, për të gjetur më shpejt atë që do.

Koha për stinën e bukur: Tani që dollapi është gjysëm bosh dhe i pastër, mund të nxjerrësh garderobën e lehtë.

Vendosi rrobat me kriterin që dëshiron: për shembull mund t’i rendisësh veç pantallonat, fustanet, xhaketat, apo sipas mënyrës së shpeshtësisë: ato që vesh më shpesh të parat, apo sipas punës, kohës së lirë, darkës.

Nëse të pëlqejnë aromat, mos harro të vësh ndonjë qeskë të aromatizuar.

Krijo hapësirë: Nëse ke pak hapësirë, mund të paketosh rrobat më të rënda, ato që zenë më shumë vend si: batanije, xhupa apo pallto.

Shumë lavanderi e ofrojnë një shërbim të tillë nëse i dërgon për t’i larë dhe është një ndihmë e madhe.

Shpërndaje: ndryshimi i garderobës është një punë shumë impenjative, ndaj kërko ndihmën e bashkëshortit, mamasë, motrës apo edhe ndonjë shoqeje.

Ndërkohë që punon, krijo një atmosferë të gëzueshme rreth vetes: vër pak muzikë ritmike, përqendrohu në mendime pozitive dhe nis të imagjinosh se çfarë veshjeje të re mund të blesh.

Urojmë t’ju hyjnë në punë këto këshilla dhe një stinë vere sa më të mbarë!