SË SHPEJTI NUSE? Fifi i bën kërkesë publike artistit të njohur të këndojë në dasmën e saj (FOTO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI NUSE? Fifi i bën kërkesë publike artistit të njohur të këndojë në dasmën e saj (FOTO)

SË SHPEJTI NUSE? Fifi i bën kërkesë publike artistit të njohur të këndojë në dasmën e saj (FOTO)

Një dasmë së shpejti në showbizin shqiptar?

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar jo pak me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa. Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë.

Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirin. “Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në Instastory gjatë një prej koncerteve të tij.

Pak javë më parë teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar- “Urime! Mas juve Inshallah”. Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket të ardhmes së afërt apo të largët.

Gjatë një interviste pak ditë më parë, Fifi u shpreh se kishte menduar se kishte dashur por kur njohu Adisin e kuptoi se çfarë ishte dashuria dhe se vetëm tani ia ka bërë zemra ‘bam’ për herë të parë.

“Më pas kam filluar të shkruaj këngë me përjetimet e mia, por përsëri të hiperbolizuara. Nuk ka qenë 100% siç e kam shkruar. Deri te kënga “Diell”, që ishte një këngë e shkruar me ndjesitë momentale. Kur e kam shkruar këngën “Diell” jam ndjerë e humbur totalisht. Më dukej vetja që nuk kishte botë tjetër përveç atyre mureve. Nuk kisha motiv të thoja asnjë fjalë. Nuk kisha laps dhe letër. Lutesha për një laps dhe letër, derisa ma lanë. E dyta këngë që jam 100% te ajo është “Hana” që është një përjetim 100%, nuk kam hiperbolizuar. Të dyja janë super të sinqerta. Deri te Adisi kam menduar që kam dashur, por nuk e dija çfarë ishte dashuria. Tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them. Kjo është dashuria, mos të dish çfarë të thuash. Tani më ka bërë zemra ‘bam’ për herë të parë”,- rrëfeu këngëtarja.