Mblidhte krom 8-muajshe shtatzëne dhe me djalin e mitur, ç’ndodhi me gruan nga Bulqiza – AlpeGossip
Mblidhte krom 8-muajshe shtatzëne dhe me djalin e mitur, ç’ndodhi me gruan nga Bulqiza

Mblidhte krom 8-muajshe shtatzëne dhe me djalin e mitur, ç’ndodhi me gruan nga Bulqiza

Hallet e njerëzve në Shqipëri nuk kanë të mbaruar. ‘News24’ risolli edhe një herë në qendër të vemendjes Eljonen, gruan shtatzënë që mblidhte krom në Bulqizë për të siguruar jetesën. Por kishte një hall të madh, nuk kishte ku ta linte djalin e saj 4 vjecar Rigelsin. Duke ndihmuar të ëmën me duart e njoma të ngrinte peshat e rënda, Rigelsi i kërkonte cdo dite ta conte ne kopesht. Këtë dëshirë i’a realizoi emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

Djali i saj u regjistrua ne kopesht. Pagesa e kopshtit u krye derisa djali të shkojë në klasë të parë.
Por Elionës iu caktua nje page mujore për një vit. Por Eljonës i është siguruar edhe një surprize tjetër nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

Eljona e ka sjellë në jetë foshnjen e saj disa ditë pasi e takuam në banesën e saj në Bulqizë. E sollëm në Tirane, bashkë me bebin dy javesh. Spitali Amerikan po mundëson gjithë kontrollet e domosdoshme, për atë dhe djalin e saj, Elionit. Për fat të mirë, foshnja nuk paraqiti asnjë anomali. Pasi përfunduan analizat e kontrollet, nënë e bir u shoqeruan për në dhomën komode, të dekoruar enkas për ta. Por ka ende edhe një surprizë për Eljonen.