Dy kolege dhe dy mike të ngushta, urimi i veçantë i Olta Bokës: Je rrezja më e ngrohtë e diellit – AlpeGossip
Dy kolege dhe dy mike të ngushta, urimi i veçantë i Olta Bokës: Je rrezja më e ngrohtë e diellit

Dy kolege dhe dy mike të ngushta, urimi i veçantë i Olta Bokës: Je rrezja më e ngrohtë e diellit

Olta Boka dhe Kejsi Tola janë vajza të reja që me shumë përkushtim dhe dashuri për muzikën kanë arritur të nisin karrierën në skenat e muzikës shqiptare që në fëmijëri. Pjesëmarrjet e tyre në festivale janë të shpeshta, po ashtu edhe në skenat live. Kejsi dhe Olta janë shpesh krah njëra-tjetrës e duket se përtej të qenit kolege kanë një miqësi të fortë së bashku.

Dita e sotme përkon me ditëlindjen e Kejsit dhe sigurisht që urimi nga mikja e saj nuk mund të mungonte. “Gëzuar ditën tënde të lindjes, e ëmbla, kajsia ime! Ti je rrezja më e ngrohtë e diellit!”, ka shkruar Olta krahas fotos ku performojnë së bashku.