MË NË FUND/ Tentoi ta mohonte por më kot, Orinda Huta qenka vërtetë shtatzënë – AlpeGossip
MË NË FUND/ Tentoi ta mohonte por më kot, Orinda Huta qenka vërtetë shtatzënë

MË NË FUND/ Tentoi ta mohonte por më kot, Orinda Huta qenka vërtetë shtatzënë

Jo vetëm zhvendosja e tyre në një tjetër televizion, por edhe lajmi për zgjerimin e familjes mori të gjithë vëmendjen e dashamirësve të çiftit. Orinda Huta dhe Turjan Hysa kurorëzuan dashurinë e tyre në korrikun e vitit të kaluar dhe ky vit duket se ishte ai i ndryshimeve të mëdha.

Vetëm pak ditë më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme të moderatores, e cila e hodhi poshtë lajmin ndërsa u pyet nga “Tiranapost”.

Ditën e sotme burime për “iconstyle.al”, konfirmuan se Orinda dhe Turi pritet të bëhen prindër për herë të parë.

 

Burime pranë moderatores treguan për “iconstyle.al” se, lajmi për shtatzëninë e Orindës po mundohet të mbahet ende i fshehtë, deri në momentin që dyshja do të vendosë ta bëjë publike.

 

Së fundmi, Orinda po përflitet edhe për zhvendosjen nga televizion “Vizion Plus” te ai “Klan” me bashkëshortin e saj, gjë të cilën nuk e ka pranuar.

Turi mendohet se do të drejtojë një program “game shoë”, ndërsa për Orindën akoma nuk dihet se në çfarë projekti do të angazhohet .

 

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë “iconstyle.al” mësoi, se një tjetër moderatore shqiptare, Jona Spahiu, është në pritjen e ëmbël dhe tashmë ka hyrë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.