Klaudia Pepa ç’na bëre?! Tani dhe Ronela Hajati thotë se e ka “vëlla” Young Zerkën – AlpeGossip
Klaudia Pepa ç’na bëre?! Tani dhe Ronela Hajati thotë se e ka “vëlla” Young Zerkën

Klaudia Pepa ç’na bëre?! Tani dhe Ronela Hajati thotë se e ka “vëlla” Young Zerkën

Ronela Hajati dhe Young Zerka prej disa kohësh janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre. Dyshja e njohur me postimet e ndryshme në rrjetet sociale dhe me komentet që i bëjnë njëri-tjetrit na kanë bërë të gjithëve të besojnë se tashmë ata janë çift dhe nuk ka më dyshime.

Mirëpo ditën e sotme, Ronela Hajati e ftuar në emisionin “Një kat më lart” ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me reperin e njohur.

Pasi moderatori i emisionit, Ermali, shfaqi në ekran një pjesë të fotove dhe komenteve që Ronela dhe Zerka i bëjnë njëri-tjetrit, ai e pyeti se a janë ata të dy në një lidhje. Mirëpo përgjigja e Ronelës na befasoi të gjithëve.

 

“Pse nuk thonë dhe për Jurgen Balën që e kam të dashur se atij i them ‘të dua’ gjithë kohës. Jurgeni është balerini, menaxheri, vëllaçkoja im”, u shpreh këngëtarja.

Në këtë moment ndërhyri Ermali duke i thënë: “Normal nuk mund të thonë se e ke të dashur Jurgen Balën pasi po thua që e ke vëlla”.

“Epo dhe Zerkën vëlla e kam atëherë”, përfundoi Ronela.

Kujtojmë që së fundmi ka qenë Klaudia Pepa ajo që e quajti ish-burrin vëlla dhe me sa duket tashmë të gjithë personazhet e njohura e kanë gati përgjigjen në raste të tilla.