“Zot më jep shansin e të shëmtuarës”, të dashurën e Sarpit e bëjnë për 1 lek – AlpeGossip
“Zot më jep shansin e të shëmtuarës”, të dashurën e Sarpit e bëjnë për 1 lek

“Zot më jep shansin e të shëmtuarës”, të dashurën e Sarpit e bëjnë për 1 lek

Pas rolit në serialin “I infiltruari”, Çagatay Ulusoy është kthyer në një nga aktorët turq më të preferuar për publikun, sidomos nga gjinia femërore.

 

Së fundmi po përflitet se Çagatay është rikthyer me ish-të dashurën, aktoren Duygu Sarisin.

Mediat turke shkruajnë se ata janë sërish bashkë dhe dyshimet janë shtuar edhe nga një foto e postuar së fundmi nga Duygu ku shfaqet me të njëjtën kapele me të cilën u pa Sarpi kur u fotografua me të.

Menjëherë në foton e fundit të aktores kanë filluar ofendimet nga fansat turk të cilët i komentojnë Duygut se është e shëmtuar dhe nuk e meriton Çagatay-in.

“Zot më jep shansin e të shëmtuarës”, “Tani Çagatay është lidhur me këtë? Sa më dhimbset zemra ime”, “Të urrej, ik nga jeta e Çagatay”, janë disa prej komenteve./Xing.al